Sport

“Natë ferri në Mançester”! Sirena alarmi, natën në hotelin e lojtarëve të Atalantës

20 Tetor 2021, 10:56 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester United, mesa duket, ka frikë nga Atalanta e Gasperinit. Të paktën këtë tregon episodi që ndodhi mbrëmë në hotelin, ku po qëndrojnë lojtarët e “Deas” në Angli.

Ngjarja u zbulua nga Roksana, bashkëshortja e Malinovskyi, e cila përmes një historie në Instagram, shkruan:

“Natë ferri në Mançester. Gjithë natën në hotel u ndez një sirenë me fuqi, plot 5 herë. Ndodhi pikërisht vetëm natën! A mendoni se ky ishte një aksident? Jo unë. Nga një pritje kaq “e ngrohtë” nga vendasit, bëhet e tmerrshme në zemër. Shpresoj që tifozët tanë do ta mbështesin ekipin në ndeshjen në Bergamo dhe ndoshta të njëjtën gjë gjë, do të ndodhë papritur edhe në hotelin në Itali”.

Një episode, që përfshiu të gjithë ekipin, në prag të ndeshjes kundër Cristiano Ronaldos dhe Pogbas, një simptomë që tifozët e “Djajve të Kuq” janë disi të shqetësuar për sfidën, me bergamaskët. Italianët për momentin janë të parët në grupin “F” të Champions League dhe mbërritja e tyre në Mançester, ka për qëllim që të mos humbasë terren, qoftë edhe përballë një nga ekipet më të famshme në botë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “djajve të kuq” atalanta e gasperinit bashkëshortja e malinovskyi champions league cristiano ronaldos dhe pogbas historie në instagram manchester united roksana “djajve të kuq” atalanta e gasperinit bashkëshortja e malinovskyi champions league cristiano ronaldos dhe pogbas historie në instagram manchester united roksana

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2021, 07:34

Rikthehet dyshja Messi-Ronaldinho, por tek PSG

FRANCE – Braziliani, kampioni i Botës, u bashkua me skuadrën “blaugrana” pas një transferte nga Paris Saint-Germain në verën e 2003 dhe vazhdo...