Aktualitet

VD:Pse ndryshoi Basha mendim për Vettingun në politikë, para 3 vitesh s’e bënte SPAK

20 Tetor 2021, 15:54 Nga DOSJA
VD:Pse ndryshoi Basha mendim për Vettingun në politikë, para 3

TIRANË– Vettingu i politikanëve në vend është ‘projekti’ më i fundit me të cilin kryedemokrati Lulzim Basha kërkon që të dialogojë me maxhorancën. Por nuk është aspak e re. Propozimi ka ardhur për herë të parë në vitin 2018, ku nga selia blu, Basha prezantonte para gazetarëve planin e tij me pika, edhe atëherë drejtuar maxhorancës. Por sigurisht që me kalimin e 3 viteve, edhe ndryshime janë bërë në draft, por njëri është më i rëndësishëm se të tjerët. Basha kërkonte që as SPAK dhe as BKH të mos përfshiheshin në proces, e këtë kërkesë nuk e kishte për mungesë besimi. Ai arsyetonte, me të drejtë, se organet e pushtetit të tretë nuk marrin dot vendime nëse një qytetar i Republikës së Shqipërisë nuk është në shkelje me ligjin.


“Sa kohë provohet afërsia e tij me kriminelë, atëherë ai përjashtohet. Këtë nuk e bën dot SPAK, as BKH. Po nuk gjetën shkelje ndaj ligjeve të vendit, nuk merr dot asnjë masë. Ndërsa Vettingu i largon nga veprimtaria politike. SPAK dhe BKH, kanë mandat hetimin e politikanëve të korruptuar dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Janë dy gjëra të ndryshme. Vetingu i nxjerr nga institucionet. SPAK dhe BKH i çojnë në burg. Në rastin e vetingut, barrën e provës e ka politikani kur është i lidhur me krimin. Në rastin e hetimeve penale, barra e provës është organit të akuzës. SPAK e Byroja e hetimit janë tjetër mandat kanë mandat hetimit të politikanëve të korruptuar,”-thoshte Basha në vitin 2018.

Kurse tani, Basha kërkon që të jetë pikërisht SPAK, struktura që të merret me hetimin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të vendit. Por duke u “fshehur” pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Komisioni i Venecias thotë që i gjithë parashikimi i procesit duhet bërë në Kushtetutë, në mënyrë që këtë proces ta kryejë një njësi e posaçme e strukturës së posaçme antikorrupsion, njohur ndryshe si SPAK, që të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo deputeti, kryetari bashkie, ministri, kryeministri, kreut të shtetit, krerëve të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura në raport me lidhje të papërshtatshme, pra me krimin e organizuar, pasuritë dhe ligjshmërinë e tyre në lidhje me personat vetë, familjarët e tyre dhe ortakët e tyre,”-tha Basha vetëm dy ditë më parë nga selia e PD-së.

Pse vallë gjithë ky ndryshim? Basha tani kërkon që të SPAK të merret me hetimin e tij por edhe të kolegëve socialistë e demokratë. Aq më teper kur nuk ka fare besim tek ky institucion. Sot, vetë tha para gazetarëve se në vlerësimin e tij, puna e SPAK deri më tani është “zero”.

“Puna e SPAK deri më tani është zero. Janë investuar milionat e taksapaguesve, amerikanë, europianë dhe shqiptare. Të marrë si fillim këta 200 e sa politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësishëm sa i përket lidhjes me krimin e organizuar, familjarëve, apo personave të tretë. Ajo që duhet është vullneti politik dhe ky është vullneti i PD-së. Këtë detyrë ja kalojmë SPAK. Funksionimi i të cilit është në prove,”– u shpreh Basha sot.

Nuk i beson SPAK, por mesa duket është mjaftueshëm që një strukturë e tillë të kontrollojë dhe të vendosë mbi karrierat e të zgjedhurve të popullit në Kuvend. Si ta kuptojmë këtë ndryshim “mendjeje” të Bashës?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha vettingu i politikaneve lulzim basha vettingu i politikaneve

Sondazh

Poll