Aktualitet

VD- PD dorëzon amendamentet! Basha: Të largojmë llumin, Berisha, inferior para meje

20 Tetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
VD- PD dorëzon amendamentet! Basha: Të largojmë llumin, Berisha,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend tre amendamente për ndryshimet Kushtetuese, reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe procesin e Vettingut të politikanëve. Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se harta territoriale ka për qëllim ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve dhe jo ‘zaptimin’ e vendit nga 61 kryebashkiakë, të cilët i konsideroi ‘bajraktarë grabitës’.

Kryedemokrati Basha shtoi se ka për qëllim edhe zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik, të cilat i konsideron si të njëanshme. Vettingu i politikanëve sipas Bashës do të ndajë politikën nga llumi. Kryedemokrati tha se ky proces mund të fillojë edhe nga vetë ai duke treguar se është i pari që pranon t’i nënshtrohet kontrollit të figurës dhe të pastërtisë. Sipas Bashës, çdo politikan që nuk e justifikon pasurinë e tij, të familjarëve apo edhe të vetë ortakëve, duhet të largohet nga politika. Ai shtoi se vettingu i politikanëve do të bëhet në kushtet e proporcionalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi.

I pyetur për emra të Partisë Demokratike që janë përfshirë në lidhje me ‘konktakte të dyshimta’ dhe jo vetëm, Basha nuk preferoi të përmendte askënd, por shtoi me bindje se mediat i dinë shumë mirë se cilët janë këto aktorë politikë. Ai tha më tej se mjafton të shohësh se kush është pasuruar gjatë kohës që ka qenë në Opozitë për ta kuptuar këtë gjë.

Për reformën territorial, Basha tha se do të ngrihet një grup punë në Partinë Demokratike, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi për një propozim të hartës dhe ndarjes së re territoriale. Kryedemokrati Basha tha gjithashtu se do të krijojë një platformë ku do të kërkohet mendimi i qytetarëve lidhur me ndryshimet kushtetuese që do të bëhen. Sipas Bashës një kryeministër nuk duhet të qëndrojë më shumë se 8 vite dhe se Presidenti i vendit duhet të zgjidhet nga vetë qytetarët.

SPAK, sipas Bashës Meriton një ‘zero’ pasi ka harxhuar taksat e të gjithë qytetarëve, por nuk ka dhënë rezultate. Angazhimi i trupës së SPAK në Vettingun e politikanëve, sipas Bashës është një shans që po i jepet për të treguar se milionat e shqiptarëve mund t’i besohen. I pyetur në lidhje me foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha tha se nuk dëshiron të bëhet pjesë e një gare se kush mbush me shumë sallat me njerëz. Me vetëbesim, Basha tha se ai arrin që t’ia kalojë Berishës për mbushej sallash, por nuk dëshiron ta bëjë të ndihet inferior.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha për SPAK: Meriton zero, por po u japim një shans

Basha: S’bëj gara kush mbush sallat, s’dua ta lë Berishën inferior

A do e japë “OK” për Vettingun, Basha: Të shqyrtohet puna e KPK-së dhe KPA-së

Vettingu i politikanëve, Basha: Le të fillojë nga unë

A duhet një Vetting i administratës, Basha: Gjendjen aktuale ia sjell krimi

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan, sipas sondazhit tim

Basha: Diferenca mes atij që të hedh krahun në qafë e s’e njeh dhe “Toyota Yaris”

Vettingu i politikanëve, Basha: Të ndahen nga llumi, më bashkohet çdo socialist

Basha: 3 amendamentët janë në Kuvend, ‘bajraktarët’ e bashkive grabisin qytetarët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll