Aktualitet

VD-Soreca ofron ndërmjetësim, Rama: S’ka dialog në anglisht me Opozitën

20 Tetor 2021, 14:00 Nga DOSJA
VD-Soreca ofron ndërmjetësim, Rama: S’ka dialog në anglisht

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm të ulet në tryezë dhe të dikutojë me Opozitën në lidhje me propozimet që Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Në një konferencë me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, Rama tha se Opozita ka të drejtën e saj të shtrojë çdo propozim të mundshëm. Nga ana tjetër, vetë Soreca tha se është i gatshëm të ndihmojë në dialogun mes palëve. Sipas ambasadorit, ulja në bisedime, qoftë edhe me ndërmjetës, është e vetmja rrugë për të bërë përpara.


“Ne kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin mes partive. E kemi bërë shumë herë. Rikthimi i Opozitës në Kuvend është i duhuri, ne e mbështetëm atë. Të dyja palët të ulen dhe të diskutojnë për temat. Nëse na kërkohet të japim asistencë, do ta shqyrtojmë dhe do të shikojmë nëse është e mundshme të ndihmojmë,”- tha Soreca.

Pas tij, Rama përsëriti shumë herë se dialog në ‘anglisht’ me Opozitën nuk do të ketë më. Duke nënkuptuar ndërkombëtarët, kryeministri tha se se diskutimet do të bëhen drejtpërdrejt me vetë Opozitën, duke i nxjerrë ‘jashtë loje’ aktorët ndërkombëtarë.

“Dialog mes qeverisë dhe opozitës në anglisht nuk do bëhet më. Nuk kemi arsye për t’i vënë në pozitë as partnerët tanë. Këta i kanë përkthyesit. Kanë në radhë të parë interesin strategjik. Edhe BE edhe SHBA kanë interes për të pasur Shqipërinë të integruar dhe patjetër kanë dije më të madhe se tonën që mundtë na e japin. Kur na duhen ata janë këtu. Por dialogje në anglisht mes shqiptarësh nuk mund të ketë. Jo për aq kohë sat ë jem unë kryeministër,”- tha Rama.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama luigi soreca edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll