Aktualitet

Shyhen sërisht gjyqet e dosjes 184 në Dibër, gjobiten avokatët

20 Tetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Shyhen sërisht gjyqet e dosjes 184 në Dibër, gjobiten

DIBËR- Seancat e të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, përkatësisht ndaj Nuri Medës, Drini Gjecit, Hasan Hotit dhe Robert Agës, janë shtyrë sërisht të Martën dhe të Mërkurën. Një ditë më parë ka qenë data e radhës për të akuzuarit Drini Gjeci e Nuri Meda, por nuk është zhvilluar seance gjyqësore pasi këtë herë ka munguar vetë gjyqtari i çështjes.

Seance është shtyrë edhe këtë të Mërkurë ndaj ish administratorit të Njësisë Administrative Lurë Hasan Hoti e ish shefit të komisariatit të Dibrës Robert Aga. Ndryshe nga seanca e një dite më parë, e sotmja është shtyrë për mungesë të palës mbrojtëse.

Ashtu si dy seanca më parë edhe ditën e djeshme gjyqtarja e çështjes ka marrë vendimin për të gjobitur dy avokatët e të akuzuarve të cilët nuk u paraqitën në sallën e gjyqit. Për shkak të ndarjes së çështjes pasi dy nga katër të akuzuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, seancat e radhës do të zhvillohen në fillim të muajit Nëntor.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drini gjeci hasan hoti nuri meda robert aga drini gjeci hasan hoti nuri meda robert aga

Sondazh

Poll