Sport

Milani, për herë të parë pa gol këtë sezon, pavarësisht pranisë së Ibras dhe Giroud

20 Tetor 2021, 10:26 Nga DOSJA

ITALI – Milani nuk ka fituar në Champions League që nga nëntori 2013, ndërkohë që dje, për herë të parë këtë sezon, qoftë edhe në kampionat, kuqezinjtë nuk e gjetën dot rrugën drejt rrjetës në ndeshjen ndaj Portos në “Do Dragao”.

Këtë e nënvizon “La Gazzetta dello Sport”, pavarësisht pranisë së Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portos; një lloj “paradoksi”, por loja e dy sulmuesve ishte pa ngjyrë. Numra modestë për francezin: ai krijoi vetëm një mundësi, duke u përpjekur më shumë se çdo gjë tjetër për të ndihmuar ekipin.

Suedezi, nga ana tjetër, hyri siç ishte parashikuar gjysmë ore nga fundi, por as prania e tij në fushë nuk ndryshoi fatin e ndeshjes. “Një gjuajtje jashtë kuadratit dhe pa adresë, nëntë pasime pozitive dhe tre negative, një krosim, pesë topa të humbur”, këto janë statistikat e tij. I pa frymëzuar dhe shumë pak i stërvitur, Ibrahimovic dallohet edhe për një karton të verdhë për një faull të rrezikshëm ndaj Mbemba.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kuqezinjtë nuk e gjetën milani nuk ka fituar në champions league ndeshjen e mbrëmshme ndaj portos olivier giroud për herë të parë këtë sezon zlatan ibrahimovic kuqezinjtë nuk e gjetën milani nuk ka fituar në champions league ndeshjen e mbrëmshme ndaj portos olivier giroud për herë të parë këtë sezon zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2021, 07:34

Rikthehet dyshja Messi-Ronaldinho, por tek PSG

FRANCE – Braziliani, kampioni i Botës, u bashkua me skuadrën “blaugrana” pas një transferte nga Paris Saint-Germain në verën e 2003 dhe vazhdo...