Politike

Takimi me Metën, Dashamir Shehit i “hipin ethet”, vesh xhaketën (Video)

12 Qershor 2019, 18:26 Nga DOSJA
Takimi me Metën, Dashamir Shehit i “hipin ethet”, vesh

TIRANË– Aleatët e PD-së, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin Ilir Meta për caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka hyrë në ambientet e Presidencës krah kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dules.

Para se të hynte, Shehi ka veshur xhaketën e tij, të cilën para se të hynte në Presidencë e kishte në duar.

Presidenti i vendit Ilir Meta sot në orën 19:00 takoi aleatët e PD-së në Presidencë. Takimi kishte si temë caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale. Pas takimit, kreu i LZHK-së tha për mediat se nuk kishin propozuar asnjë datë. Sipas tij, data do të vinte si rezultat i një marrëveshjeje të madhe politike në vend.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi meta takon aleatet e bashes dashamir shehi meta takon aleatet e bashes

Sondazh

Poll