Politike

Socialistët festojnë 28-vjetorin në Divjakë, Rama: Akti i Metës i shëmtuar, Kuvendi do reagojë

12 Qershor 2019, 08:42 Nga DOSJA
Socialistët festojnë 28-vjetorin në Divjakë, Rama: Akti i

TIRANË– Përvjetorin e 28-të të PS, kryeministri dhe njëherazi kryetari i partisë ka vendosur ta festojë në Divjakë.

Në një takim me qytetarët, Rama ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me faktin se opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, duke ngulur këmbë se ato do të zhvillohen.

Sipas Ramës, anulimi i zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta ishte një akt i shëmtuar duke paralajmëruar edhe reagimin e Kuvendit ditën e nesërme.

Teksa fliste për skenarët e mundshëm që mund të ndodhin në vend gjatë 30 qershorit, Rama ka prishur armëpushimin e tij me mediet duke i cilësuar sërish si “kazan”, gjithashtu kërkonte falje sa herë përmendte emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha në ditën e PS-së.

Pas Divjakës, Rama u ndal në Lushnje, ku u prit me protesta nga qytetarë të shumtë, të cilët mbanin ne duar pankartat ” Rama ik”, ndërsa gjatë mbrëmjes u nis drejt Tiranës për të festuar me socialistët e tjerë.

Në orën 21:00 Rama  ishte i pranishëm në kokteilin tek oborri i PS, ku morën pjesë shumë figura të njohura të Partisë Socialiste.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në divjakë ps feston 28-vjetorin rama feston me mushkonjat edi rama në divjakë ps feston 28-vjetorin rama feston me mushkonjat

Sondazh

Poll