Politike

Basha ka ditëlindjen, Rama e uron nga Lushnja: Sot është e veçantë, i uroj shëndet, jo fitore

12 Qershor 2019, 18:07 Nga DOSJA
Basha ka ditëlindjen, Rama e uron nga Lushnja: Sot është e

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama nga Lushnja, ku edhe po zhvillonte një takim me qytetarët i ka uruar ditëlindjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama tha se 12 qershori ishte një ditë e veçantë pasi 28 vjetori i Ps përkonte me ditëlindjen e Bashës.

“Sot është ditë e veçantë. Sot është 28 vjetori i PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës. I uroj shëndet por jo fitore Lulzim Bashës. Megjithëse kam përshtyjen se vetëm ta linim të hynte në zgjedhje nuk do të fitonte dot.”

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama në divjakë lulzim basha ps feson 28 vjetorin rama feston me mushkonjat edi rama edi rama në divjakë lulzim basha ps feson 28 vjetorin rama feston me mushkonjat

Sondazh

Poll