Aktualitet

Kreu i grupit kriminal në Lazarat! Ndërron jetë Gate Mahmutaj

20 Tetor 2021, 09:56 Nga DOSJA
Kreu i grupit kriminal në Lazarat! Ndërron jetë Gate Mahmutaj

TIRANË– Gate Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit kriminal në Lazarat ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesën e tij. 52-vjeçari ishte liruar një javë më parë nga burgu, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Më 14 tetor ai mundi të dalë nga qelia mirëpo nuk e shijoi për gjatë lirinë.

Ai ka ndërruar jetë në banesën e tij në Lazarat nga ku ishte dërguar tre ditë më parë nga vendi i vuajtjes së dënimit pikërisht për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Razip Mahmuti u arrestua nga forcat RENEA në aksionin antikanbis në Lazarat në qershorin e 2014, pasi ka qëlluar ndaj një efektivi të policisë në vitin 2000, krim për të cilin ishte në kërkim. Ai po ashtu ka qëlluar me mitraloz ndaj një helikopteri italian i cili po qarkullonte në Lazarat, duke lënë një grua të plagosur në këmbë nga plumbi qorr.

Në 18 janar 2016, Gjykata e Lartë dënoi me 18 vite burg Razip (Gate) Mahmutaj dhe 9 persona të tjerë. Për shkak se pranoi akuzat ndaj tij, Mahmutaj përfitoi dënim të shkurtuar dhe do të vuante vetëm 12 vite burg.

LEXO EDHE: 

Vdiq sot! Kush është Gate Mahmutaj, plagosi policin&qëlloi ndaj helikopterit italian

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gate mahmutaj vdes gate mahmutaj gate mahmutaj vdes gate mahmutaj

Sondazh

Poll