Aktualitet

VIDEO/ Rama: Sateliti “Albania 1” do jetë gati në muajin mars, “2” në qershor

20 Tetor 2021, 10:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama: Sateliti “Albania 1” do jetë gati në muajin

TIRANË– Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë dy satelitët e saj në hapësirë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku dëgjohet të bisedojë me një ekspert të “Space X” në lidhje me planin e lëshimit të satelitëve.

Gjatë bisedës vetë kreu i qeverisë thotë se në muajin mars të vitit të ardhshëm do të lëshohet sateliti “Albania 1”. Kurse në muajin qershor do të lëshohet sateliti “Albania2”.

Të dyja këto raste do të dëshmohen me video, siç u konfirmua dhe nga vetë eksperti që dëgjohet të bisedojë me Ramën.

Biseda mes tyre:

Edi Rama: Pra jemi këtu
Eksperti: Korrekte, kjo është Space X Falcon 9 që lëshuam në qershor. ëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Ajo që po shikoni këtu është lëshimi në orbitë.
Edi Rama: Albania 1 kur do të jetë gati? Në Mars?
Eksperti: Në mars, do duket si kjo, do kemi video.
Edi Rama: Albania 2? Në qershor?
Eksperti: Korrekte
Eksperti: Ky është shembulli i lëshimit të satelitëve. Kjo është pamja e orbitës ku do të lëshohen
Edi Rama: Shqipëria në Orbitë, e pabesueshme dhe e vërtetë.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë seancës së Kuvendit se Shqipëria do të çojë dy satelitë në orbitë. Albania 1 dhe Albania 2 do të jenë emrat e dy satelitëve që përveç vendit do të monitorojnë dhe lumenjtë e Shqipërisë. Se kur do të blihen dhe sa do të kushtojnë, Rama ende nuk e ka zbuluar.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama dhe sateliti edi rama edi rama dhe sateliti

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2021, 07:26

Bëni kujdes, mjegulla “pushton” Korçën

KORÇË – Një mjegull e denduar ka mbuluar Korçën mëngjesin e ditës së sotme. Dendësia e madhe e saj në aksin Korçë-Pogradec ka vë...