Aktualitet

U denoncua 30 herë nga publiku! KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

20 Tetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
U denoncua 30 herë nga publiku! KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri. Shkarkimi i Bejlerit u vendos me shumicë votash nga trupi gjykues i KPK-së, i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Bejleri u përball të hënën më 18 tetor me gjetjet e KPK dhe dha shpjegime të detajuara për balancat negative për pasurinë dhe për dyshimet për fshehjen e një mjeti në emër të vëllait, të cilat i kundërshtoi. Bejleri u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për një pjesë të 30 denoncimeve nga publiku, megjithëse prej Komisionit nuk u relatuan konstatimet e këtyre gjetjeve.

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kpk manjola bejleri shkarkohet gjyqtarja e tiranes kpk manjola bejleri shkarkohet gjyqtarja e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2021, 07:26

Bëni kujdes, mjegulla “pushton” Korçën

KORÇË – Një mjegull e denduar ka mbuluar Korçën mëngjesin e ditës së sotme. Dendësia e madhe e saj në aksin Korçë-Pogradec ka vë...