Aktualitet

4 rusët/ Ndihmën e parë ua dha studenti i Mjekësisë, s’i ktheu dot në jetë…

19 Tetor 2021, 20:31 Nga DOSJA
4 rusët/ Ndihmën e parë ua dha studenti i Mjekësisë,

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vdekjen e 4 turistëve rusë brenda hotelit në Qerret të Kavajës. Mësohet se të gjithë kanë hyrë në Shqipëri që në datë 10 tetor, në të njëjtën orë të darkës. Po ashtu, bëhet me dije se deri në ditën që kanë ndërruar jetë, kanë lëvizur nëpër Shqipëri në vende të ndryshme.

Në datën 15 tetor kanë dalë dhe janë nisur për të Qafë Thanë, për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, por më parë kanë ndaluar në Librazhd për të konsumuar drekë së bashku me 4 rusët e tjerë që i shoqëronin.

Edhe në kthim janë ndalur sërish në Librazhd, ndërsa në hotel kanë mbërritur në orën 20:00, ku edhe kanë kërkuar që të përdornin pishinën dimërore. Aty u gjetën pa shenja jete, ndërsa kamarieri, i cili është student i Mjekësisë ka tentuar që t’u jepte ndihmën e parë, por pa efekt. Ndërsa Policia është thirrur në orën 22:10.

LAJMI KRYESOR: 4 rusët e vdekur! Familja ishte një nga më të pasurat në Rusi, trupat i tërheq djali

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll