Aktualitet

Armë e uniforma të policisë greke në Manastirin e Dhërmiut, reagon Policia

19 Tetor 2021, 18:18 Nga DOSJA
Armë e uniforma të policisë greke në Manastirin e

VLORË– Policia e Shtetit ka bërë një sqarim lidhur me videon e publikuar nga “Bold News”, ku pretendohej se në Manastirin e Dhërmiut mbaheshin armë zjarri dhe uniforma të ushtrisë greke. Pas publikimit të lajmit, Policia ka bërë një sqarim, ku shkruhej se vetëm në dhomën e murgut, i identifikuar me inicialet K. M., kishin gjetur një pistoletë lodër çakmak.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Vlorë

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se:

Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhermi manastiri" "burimi jetëdhënës policia e shtetit dhermi manastiri" "burimi jetëdhënës policia e shtetit

Sondazh

Poll