Aktualitet

“Është im vëlla!”/ Ulërimat e motrës së 29-vjeçarit shqiptar kur merr vesh vdekjen

19 Tetor 2021, 19:54 Nga DOSJA
“Është im vëlla!”/ Ulërimat e motrës

PISA“Kjo nuk është e vërtetë. Po tani si do ta bëjmë?”,– këto janë ulërimat dëshpëruese që dëgjohen nga familjarët e Besmir Shalës. 29-vjeçari shqiptar pësoi në aksident pak ditë më parë në Itali me motorin e tij, duke ndërruar jetë në vend. Babai i tij, ishte personi që ngriti çarçafin e bardhë për të identifikuar viktimën

Kur erdhën familjarët e tjerë e gjithë skena u bë edhe më e rëndë, edhe për ata që janë mësuar me vdekjen. Motra nuk mund të bënte paqe, ndërsa i ati u largua në makinë. Por ndërkohë që të afërmit e tjerë mbërrijnë në vendin e ngjarjes, lotët shtohen.

“Ai është vëllai im, vëllai im,“- përsërit motra e viktimës, e cila nuk pushon së qari. Nuk ka ngushëllim që mund të lehtësojë trishtimin që pushton familjen Shala.

Në apartamentin e tyre që ndodhet në rrugën Norvegia që prej orëve të paradites u hapën dyert e mortit. Besmir Shala u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës, në komunën e San Giuliano Terme, në Piza të Italisë. Ai udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me rrethrrotullimin në rrugën Moruzzi duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Marrë nga iltirreno.gelocal.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet besmir shala vdes besmir shala vdes shqiptari ne itali besmir shala vdes besmir shala vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll