Aktualitet

Vjedhje e energjisë elektrike, evidentohen 16 raste, arrestohen 2 persona

19 Tetor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Vjedhje e energjisë elektrike, evidentohen 16 raste, arrestohen 2 persona

TIRANË- 16 raste të vjedhjes së energjisë eketrike janë evidentuar ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se nga 16 vjedhjet e energjise elektrike të evidentuara janë arrestuar 2 persona, shpallur në kërkim 3, si dhe proceduar penalisht 11 të tjerë. Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike është zhvilluar në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tropojë.

Njoftimi i Plotë:

Policia e Shtetit/ Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër.

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është proceduar penalisht shtetasi O. K.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u shpall në kërkim shtetasi B. Sh., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u shpall në kërkim shtetasi R. B.

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë është proceduar penalisht shtetasi Gj. N., banues në Tropojë. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona policia e shtetit vjedhje e energjise elektrike arrestohen 2 persona policia e shtetit vjedhje e energjise elektrike

Sondazh

Poll