Aktualitet

Aksioni “blic” për kapjen e Llapushit, policia ndjek“Porsche” dhe “Audi” në Elbasan

19 Tetor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Aksioni “blic” për kapjen e Llapushit, policia

ELBASAN-Policia në Elbasan është vënë në kërkim të Erjon Llapushit, pasi akuzohet se ka vrarë kryekamarierin në restorantin “Fish City”  në qytetin e Elbasanit.

Sot, policia ka zhvilluar një aksion ‘blic’, duke ndjekur një mjet tip ‘Audi’ dhe një ‘Porche’. Dy makinat janë ndaluar në unazën kryesore të këtij qyteti në aksin Elbasan Librazhd, ndërsa mjetet vinin nga Pogradeci. ‘Faxnews’ sjell pamje nga aksioni i policisë.

Policia kishte marrë informacion se në dy automjetet udhëtonte i shumë kërkuari që i mori jetën kamarierit, por pas verifikimit rezultoi se ai nuk ndodhej në asnjë nga mjetet.

Kryekamarieri i resortit “Fish City” të biznesmenit Gjergj Luca, Gazment Kurmaku ndërroi jetë në spitalin e Traumës për shkak të dhunës që ushtroi ndaj tij një klient. Erjon Llapushi, 33 vjeç, e qëlloi me sende të forta duke i shkaktuar vdekje klinike, vetëm sepse nuk e la që të darkonte në një tavolinë që ishte e rezervuar më parë. Por Llapushi nuk është një person i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ka “aktivitet të njohur” duke nisur nga viti 2007.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erjon llapushi gazment kurmaku erjon llapushi gazment kurmaku

Sondazh

Poll