Aktualitet

Mirëmbajtje e kabinave, stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës nesër

19 Tetor 2021, 17:35 Nga DOSJA
Mirëmbajtje e kabinave, stakohet energjia elektrike në disa zona

TIRANË- Energjia elektrike do të stakohet në disa zona të Tiranës ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, energjia elektrike do të stakohet në 32 zona me kohë intervale të ndryshme nga njera tjetra.

Njoftimi i Plotë:

Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim, 20 tetor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 20 tetor do të kryhen punime në disa fidera të NST Selitë, NST Valias dhe NST Traktora.
Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat e prekura nga ky remont në Tiranë
00:00-05:00
Pjesërisht: Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”, rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Deshmorët”, pranë KMY, biznese private brenda territorit të ish-Misto Mames, Kaon, rruga “Tish Daia”, pranë Kopshtit Botanik, Kodra e Diellit, zona pranë ish SMT, zona pranë ish- Drejtorisë së ujrave (Selite), Lagjia Garunj, Mjull Bathore, Lundër, Vishnjë, Arbanë
09:00-15:00
Pjesërisht: Rruga “Sami Frashëri “,1 pallat pas shkollës “Edit Durham”, Kasallë, Valias, Qerekë, rruga “Dritan Hoxha”, Ndroq deri te ura e Beshirit 
09:00-11:00
Pjesërisht: Rruga “Martin Camaj”, rruga “Arkitekt Sinani” dhe nje pjesë e Bulevardit Zhan d ‘Ark

Për shkak të punimeve për vendosjen e transformatorit të ri në NST Mëzez, nesër 20 tetor gjatë intervalit kohor 10:00-12:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Kashar, Yrshek, Kus dhe Allgjatë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet oshee stakohet energjia elek oshee stakohet energjia elek

Sondazh

Poll