Bota

Progres-Raporti për Kosovën, Kurti: Në 6 muajt e qeverisjes time ka pasur progres

19 Tetor 2021, 20:12 Nga DOSJA
Progres-Raporti për Kosovën, Kurti: Në 6 muajt e qeverisjes time

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot ka pranuar progres-raportin për Kosovën nga Komisioni Europian. Telegrafi shkruan se, Kurti ka thënë se raporti përfshinë periudhën një vjeçare dhe se në gjashtë muajt që ai është në Qeveri ka pasur progres.

“Sot kemi pranuar raportin për vendin, i njohur si Raporti i Progresit, ky është raporti i parë për neve si qeveri, i cili mat periudhën një vjeçare nga tetori i vitit 2020 deri në tetor 2021, duke qenë se është një raport vjetor, ai mat progresin e marrë së bashku në dy gjashtë mujorët, para qeverisjes sonë dhe gjatë qeverisjes sonë, e të cilat dallojnë si dita me natën. Unë dua të flas për pjesën e dytë të raportit pra për 6 muaj e qeverisjes sonë, që shënuan shumë progres”, ka thënë Kurti.

Kryeministri po ashtu ka deklaruar se në fundjavën që lamë pas janë mbajtur zgjedhjet lokale, të cilat siç tha ai, kanë qenë të organizuara mirë.

“Ne fundjavën që lamë pas ne mbajtëm zgjedhjet lokale, sikurse më 14 shkurt edhe më 17 tetor, Kosova dëshmoi organizim të mirë dhe garë demokratike. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurti, zgjodhëm kryetarin e Kuvendit dhe presidenten, që ishte koha më e shpejtë e formimit të qeverisë”, shtoi ai.

Kurti po ashtu tha se deri tani kanë marrë 320 vendime në mbledhjen e Qeverisë. Duke folur për punën e Qeverisë Kurti 2, ai tha se kanë shkatërruar edhe disa banda kriminale, e po ashtu në shëndetësi kanë arritur të vaksinojnë një numër të madh të qytetarëve

“E kemi dëshmuar se jemi në rrugën e drejtë”, tha kryeministri Kurti.

Lajmi kryesor/ Progres-raporti për Shqipërinë, Varhelyi: Të hapen negociatat, i plotësuan kushtet

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti progres-raporti i ke-së për kosoven albin kurti progres-raporti i ke-së për kosoven

Sondazh

Poll