Bota

Sulmi në Norvegji, viktimat u vranë me “objekt të mprehtë” dhe jo me hark e shigjetë

19 Tetor 2021, 18:15 Nga DOSJA
Sulmi në Norvegji, viktimat u vranë me “objekt të

NORVEGJI– Pesë personat e vrarë gjatë sulmit në Norvegji javën e shkuar, nuk vdiqën nga harku dhe shigjeta, por nga një “objekt i mprehtë”. I dyshuari, Espen Andersen Brathen, qëlloi mbi njerëzit me shigjeta në Kongsberg, afër Oslos, por hetuesit thanë se në një moment ai hodhi poshtë ose humbi harkun e tij. Në një deklaratë, policia tha se informacioni mbi llojin e armës së përdorur nuk mund të jepet pasi ende nuk janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët, duke shtuar se viktimat u përzgjodhën rastësisht dhe se një numër njerëzish u qëlluan me shigjeta në fillim të sulmit, por asnjë nuk u vra prej tyre.

Brathen ka pranuar se po zhvillonte një sulm vrasës në Kongsberg të Mërkurën. I dyshuari, një mysliman danez, tani është në paraburgim në një institucion mjekësor në pritje të një vlerësimi psikiatrik, por kjo mund të zgjasë disa muaj.

Burimi: BBC 

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota espen andersen bråthen sulm me shigjete sulmi ne norvegji espen andersen bråthen sulm me shigjete sulmi ne norvegji

Sondazh

Poll