Bota

E RËNDË në Filadelfia! Një grua u dhunua seksualisht, pasagjerët s’merrnin Policinë

19 Tetor 2021, 19:31 Nga DOSJA
E RËNDË në Filadelfia! Një grua u dhunua seksualisht,

SHBA– Një grua është dhunuar seksualisht brenda një metroje në Filadelfia, por ngjarja mund të ishte shmangur nëse pasagjerët e saj, në vend që kishin të filmuar këtë “krim të tmerrshëm” do të kishin telefonuar Policinë. Gruaja u përdhunua menjëherë pas orës 21:00 në një tren SEPTA.

Kishte njerëz të tjerë në tren që ishin dëshmitarë të këtij akti të tmerrshëm dhe mund të ishin ndërhyrë në kohë nëse një pasagjer do të kishte telefonuar 911,“- tha një zëdhënës i Policisë.

Sipas mediave vendase, gjatë gjithë ngjarjes, e cila zgjati për 45-minutësh, udhëtarët e tjerë e filmuan autorin me celularët e tyre por askush nuk ndërhyri. Më në fund, dikush telefonoi 911.

Në pranga ka rënë Fiston Ngo, 35, i cili është akuzuar për përdhunim, ndërsa pretendon se marrëdhënia seksuale ishin konsensuale, diçka që gruaja e mohon.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fiston ngo fiston ngo

Sondazh

Poll