Bota

Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë për 3.52 cent, je dorëlëshuar me paratë e shtetit

19 Tetor 2021, 15:10 Nga DOSJA
Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë për 3.52 cent, je

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u është përgjigjur akuzave të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për gazsjellësin amerikan. Nga foltorja e Kuvendit, ditën e sotme, Kurti u shpreh se Haradinaj ka blerë tokë nga AKP-ja në çmim prej 3.52 cent. Kurti gjithashtu shtoi se Haradinaj është shumë dorëlëshuar me paratë e shtetit, ndërsa me lekët e tij personale është dorështërnguar.

“Ju me paratë e shtetit jeni shumë dorëlirë e me paratë e juaja jeni shumë koprrac. Konkretisht, keni blerë nga AKP 198.9 hektar tokë bujqësore plantacionin e vishnjeve dhe lajthive në fshatin Irzniq me çmim total prej 70 mijë eurove, 3 euro e 52 cent për ari. Po kjo është turp, po kjo është turp. Pra, me para të shtetit je shumë dorëlirë, 18.5 përqind ‘Contour Global’ jepja se e ndreqim aleancën me Amerikën për do gypa, nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtpamësia juaj, a me para të juaja doni me ble arin me 3 euro e gjysmë, turp, po kjo është turp, po çfarë çmimi është ai, kjo është zhvatje. Pra, koprrac me paratë private, dorëlirë me para të shtetit”, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kuti ramush haradianaj albin kuti ramush haradianaj

Sondazh

Poll