Përdhunoi për vite me rradhë mbesat e tij, publikohet identiteti i 51-vjeçarit grek
GREQI– Të dhënat e 51-vjeçarit i cili u arrestua për përdhunimin e mbesave të tij për përiudhë kohore nga viti 2009 deri në vitin 2013, janë publik...
Kuvendi duhet të përfshihet në një dialog transparent, vendimtar dhe gjithëpërfshirës si dhe të finalizojë pa vonesë emërimet gjyqësore, tha shefja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Oana Kristina Popa. Ajo foli gjatë një konference me rastin e prezantimit tëraportit vjetor të Komisionit Evropian mbi përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit.
Zonja Popa tha se raporti vëren se mungesa e dialogut, tensionet e ndryshme dhe mosbesimi midis politikanëve kanë thelluar ndarjet politike, përfshirë edhe brenda shumicës qeverisëse.
“Mungesa e një qasjeje konstruktive mes ligjvënësve parandaloi një dialog politik kuptimplotë dhe rezultoi në polarizim të mëtejshëm të mjedisit politik”, tha zonja Popa.
Sa i përket reformës në administratës publike, zonja Popa thotë se përparimi në përgjithësi ka qenë i kufizuar.
Ajo tha se ka ende shqetësime për ligjin për nëpunësit dhe punonjësit civilë si dhe lëvizjet e brendshme, që siçthekson ajo, rrezikojnë kapacitetin e Malit të Zi kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me procesin e pranimit në BE.
“Përparimi në rrugën drejt pranimit në BE kërkon një administratë publike plotësisht funksionale. Është e nevojshme, sa më shumë që të jetë e mundur, të ruhet ekspertiza teknike e fituar gjatë viteve të kaluara,” tha zonja Popa.
Raporti vjetor i Komisionit Evropian, tha zonja Popa, vëren se nuk është bërë përparim në fushën e drejtësisë.
“Zbatimi i reformave kryesore në gjyqësor ka ngecur. Kjo përfshin efektshmërinë institucionale të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Mali i Zi duhet të trajtojë si prioritet të gjitha çështjet e mbetura të theksuara në opinionin e Komisionit të Venecias mbi Ligjin për Zyrën e Prokurorit të Shtetit. Zhbllokimi i situatës në gjyqësor është vendimtar për çdo përparim në përmbushjen e kritereve të përkohshme mbi sundimin e ligjit. Për më tepër, pavarësia dhe profesionalizmi i gjyqësorit duhet të forcohet më tej”, theksoi zonja Popa.
Ajo tha se ka pasur disa zhvillime pozitive në luftën kundër korrupsionit, por nënvizon se korrupsioni është ende i pranishëm në shumë fusha.
“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar një qasje më aktive nën udhëheqjen e re. Pavarësisht prirjes pozitive, ende vazhdojnësfidat që lidhen me pavarësinë e agjencisë, përcaktimin e prioriteteve, qasjen dhe cilësinë e vendimeve”,tha shefja e delegacionit të Bashkimit Evropian Oana Kristina Popa.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GREQI– Të dhënat e 51-vjeçarit i cili u arrestua për përdhunimin e mbesave të tij për përiudhë kohore nga viti 2009 deri në vitin 2013, janë publik...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se shteti që udhëheq ajo, e ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se askush n...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u është përgjigjur akuzave të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për gazsjellësin amer...
RUSI– Rusia inskenoi “psuhtimin” e Ukrainës, me një shfaqje të forcave ushtarake ku u përdorën 40 anije luftarake dhe 30 avionë. Lojërat e luftës përfshin...
SHBA– Një grua është dhunuar seksualisht brenda një metroje në Filadelfia, por ngjarja mund të ishte shmangur nëse pasagjerët e saj, në vend që kishin të ...
BRITANI– Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë e Britanisë, por me sa duket nuk i pëlqen ta quajnë të vjetër. Mediat shkruajnë se 95-vjecar...
SHBA– Shkencëtari i universitetit të Harvardit ka një teori interesante në lidhje më formimin e universit tonë. Avi Loeb thotë se universi u krijua në një...
NORVEGJI– Pesë personat e vrarë gjatë sulmit në Norvegji javën e shkuar, nuk vdiqën nga harku dhe shigjeta, por nga një “objekt i mprehtë”. I ...
BRUKSEL– “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e vendosura, tani duhet të caktohet një datë për konferencën ndërqeveritare,”-kështu ...
GREQI– Pasditen e sotme, një tragjedi ka ndodhur në Kretë ku ka mbetur i vdekur një i moshuar. Burri u hodh në det për të shpëtuar nipin dhe mbesën e tij,...