Bota

“Nuk i plotësoj kriteret”, Mbretëresha Elizabet refuzon çmimin “e moshuara e vitit”

19 Tetor 2021, 19:06 Nga DOSJA
“Nuk i plotësoj kriteret”, Mbretëresha Elizabet refuzon

BRITANI– Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë e Britanisë, por me sa duket nuk i pëlqen ta quajnë të vjetër. Mediat shkruajnë se 95-vjecarja ka refuzuar me mirësjellje emërimin si “e moshuara e vitit” nga një revistë britanike, duke thënë se nuk i plotësonte kriteret për këtë titull. Revista “Oldie” publikoi këtë të martë, përgjigjen e mbretëreshës.

“Madhëria e saj beson se jeni aq të vjetër sa ndiheni brenda jush dhe nuk beson se përmbush kriteret përkatëse për të pranuar çmimin tonë. Ajo shpreson të gjejmë një fitues që vërtetë e meriton dhe dërgon urimet më të mira”, shkruan revista.

Çmimi “E moshuara e vitit” nderon njerëzit e një moshe të vjetër, të cilët kanë dhënë kontribut të vecantë në shoqëri. Bashkëshorti i Mbretëreshës, Princi Philip, i cili vdiq në prill, e mori këtë çmim në vitin 2011 kur ishtë 90 vjeç. Pasi mbretëresha e refuzoi, çmimi iu dha aktores franceze, 90-vjeçares Leslie Caron.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbreteresha refuzon cmimin mbretesha elizabeth revista oldie mbreteresha refuzon cmimin mbretesha elizabeth revista oldie

Sondazh

Poll