Aktualitet

‘Foltorja’ në Peshkopi, Berisha: Janë mbledhur 2/3 e firmave për Kuvendin e PD!

19 Tetor 2021, 10:12 Nga DOSJA
‘Foltorja’ në Peshkopi, Berisha: Janë mbledhur 2/3 e

PESHKOPI- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 2/3 e demokratëve kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga “Foltorja” e Peshkopisë, Berisha nuk është kursyer në akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe pasardhësit të tij në krye të qeverisë, Edi Rama. Mes demokratëve, Berisha i kthyer përgjigje edhe kryedemokratit Basha, i cili dje nga mbledhja e grupit parlamentar ‘tregoi dhëmbët’ duke i kujtuar se vinte nga familja e Hotëve.

Duke treguar se ndjek të gjitha deklaratat e kryetarit të Partisë, Berisha nuk e kurseu ironinë, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Po ashtu, nuk kanë munguar as paralajmërimet ndaj Ramës, duke i përmendur sërish “daullet”. Por në këtë “Foltore”, lideri historik nuk ka “rrëmbyer” asnjë deputet të ri nga radhët e Bashës. Kësaj herë mungonin Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku por edhe Dhurata Çupi. 

Ky është takimi i tetë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Është idhulli im’/ Mziu mungon në ‘Foltoren’ e Berishës, asnjë deputet i pranishëm

Me maskë anti-Covid! Berisha pritet me ovacione në Peshkopi

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne peshkopi aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne peshkopi

Sondazh

Poll