Bota

Atentati i dështuar/ Dikush tentoi të vriste presidentin serb! Vulin: Do gjenden!

19 Tetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Atentati i dështuar/ Dikush tentoi të vriste presidentin serb! Vulin:

SERBI– Dikush ka tentuar që të vriste presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç! Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, nga ana tjetër beson se pavarësisht kohës së kaluar, autorët do të gjenden. Në Asamblenë Kombëtarë të Serbisë ai është ndalur gjatë duke garantuar se autorët do të gjenden dhe se Ministria e Brendshmeka nisur hetimet.

“Më lejoni t’ju kujtoj, se ne patëm një tentativë vrasje ndaj presidentit Vuçiç në Potoçari, ende nuk ka asnjë rast, ende asnjë aktakuzë. Ne nuk e dimë se kush u përpoq të vriste Presidentin Vuçiç. Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë ka nisur një hetim. Kanë kaluar shumë vite, për fat të keq, por besoj se do të zbulojmë se cilët janë autorët, dhe ata që janë frymëzuesit – autorë, sepse nuk ishte e rastësishme, ishte e organizuar, përpjekje për vrasje”, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulin.

Megjithatë për ngjarjen ende nuk ka autorë të vendosur para drejtësisë!

Marrë nga Alo!

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vulin atentati ndaj vucicit bosnje e hercegovinë aleksander vulin atentati ndaj vucicit bosnje e hercegovinë

Sondazh

Poll