Bota

Ndikimi i Facebook te fëmijët, Britania kërkon të publikohet studimi i brendshëm

19 Tetor 2021, 15:38 Nga DOSJA
Ndikimi i Facebook te fëmijët, Britania kërkon të publikohet

BRITANI– Skeretari i Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid ka kërkuar nga Facebook të bëjë publike dëmet që platforma po u shkakton fëmijëve. Javid tha se ishte habitur kur mësoi se, sipas një studimi të brendshëm nga gjigandi i teknologjisë, 17% e vajzave adoleshente rrëfyen se çrregullimet e tyre të të ushqyerit u përkeqësuan nga Instagrami, i cili është në pronësi të Facebook. Ai kritikoi kompaninë e mediave sociale që nuk e ndau studimin me prindërit, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe politikanët, duke shtuar se ata duhet të publikojnë informacionin që mbajnë.

Në fillim të këtij muaji, ish-shkencëtarja e Facebook, Frances Haugen akuzoi biznesin se ishte në dijeni të këtyre dëmeve të dukshme tek adoleshëntët nga Instagram dhe se gjithashtu, ishte treguar i pandershëm në luftën publike kundër urrejtes dhe dezinformacionit. Facebook hodhi poshtë akuzat e Haugen duke pretenduar se ajo nuk ka prova per t’i vertetuar ato.

Burimi: Evening Standard

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota demet e instagramit te femijet facebook sajid javid demet e instagramit te femijet facebook sajid javid

Sondazh

Poll