Bota

Greqia merr vendimin, mosparaqitja e çertifikatës së vaksinimit do dënohet me gjobë

19 Tetor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Greqia merr vendimin, mosparaqitja e çertifikatës së vaksinimit

GREQI– Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka vendosur të bëjë çertifikatën e vaksinimit të detyruar për punonjësit e sektorit privat. Sipas mediave greke, kushdo që punon ne sektorin privat dhe ata që janë klientë në këto sektore, do të duhet të kryejë një test të shpejtë të COVID-19 ose të paraqesë një test PCR negative. Personat që nuk paraqesin asnje test apo çertifikatën e vaksinimit, nuk do të lejohën të hyjnë në ambienet përkatëse të këtyre sektorëve dhe nuk do të marrin shërbimin e kërkuar.

Për mosrespektimin e këtyre rregullave qytetarët do të gjobiten me shuma që fillojnë nga 150 euro deri në 2000 euro. Kjo në varësi të pozicionit dhe shkeljes të bërë.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni certifikata e vaksinimit gjobe masat anti covid ne greqi certifikata e vaksinimit gjobe masat anti covid ne greqi

Sondazh

Poll