Bota

Debate në Parlamentin Europian, kryeministri polak akuza BE-së për shantazh

19 Tetor 2021, 16:12 Nga DOSJA
Debate në Parlamentin Europian, kryeministri polak akuza BE-së

BRUKSEL– Zyrtarët e Bashkimit Europian dhe Polonia janë përplasur në lidhje më sundimin e ligjit, për shkak të mosvarrveshjeve që kanë të dyja palët mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese polake, i cili sfidon epërsinë e ligjeve të BE. Vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë hedh poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore duke thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen iu drejtua Polonisë me tone të ashpra duke u shprehur se ishte e shqtësuar për vendimin e tyre.

“Komisioni Europian po analizon vendimin e gjykatës së lartë polake, por mund t’ju them që tani se jam shumë e shqetësuar se ai vendim mund të vërë në diskutim bazën e Bashkimit Europian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rregullave juridike europiane.”

Kryekomisionerja theksoi se fati i Polonisë është Europa dhe premtoi se nuk do të lejohet rrezikimi i vlerave të BE. Nga ana tjetër, kryeministri polak Mateusz Morawiecki akuzoi BE-në për ushtrim shantazhi ndaj shtetit të Polonisë me paralajmërimin e masave ndëshkuese.

“Ne nuk duhet të përhapim më shumë gënjeshtra në lidhje me largimin e Polonisë nga BE-ja. BE është një organizëm i fuqishëm politik dhe ekonomik. Është organizata më e fortë, më e zhvilluar ndërkombëtare në histori. Por BE-ja nuk është një shtet. Ne kemi 27 shtete anëtare në Evropë. Shtetet anëtare mbeten evropianë sovranë. Ata mbeten zotëruesit e traktateve. Dhe janë shtetet anëtare ato që vendosin se cilat janë kompetencat e deleguara në BE. Ne i deleguam shumë kompetenca BE-së, por jo gjithçka. Një numër çështjesh mbeten brenda kompetencave të shteteve anëtare”, tha kryeminstri polak.

Morawiecki tha se Varshava po respekton traktatet e BE, duke hodhur poshtë deklaratat e opozitës se vendimi i gjykatës e ka orientuar vendin drejt një daljeje të mundshme nga blloku.

Von der Leyen tha se ka tre opsione për masat ndëshkuese që mund të merren ndaj Polonisë, të cilat janë:

1.Hapja e procedurave ligjore për shkeljen që ka bërë Gjykata Kushtetuese me marrjen e vendimit.

2. Kufizimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për Poloninë.

3. Polonisë ti hiqen disa të drejta si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni Europian ka vendosur që fondi prej 57 milion eurosh, për rimëkëmbjen nga pandemia e COVID-19 nuk do të miratohet për Poloninë, deri në zgjidhje të mosmarrveshjes mes saj dhe BE.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kryesore debat ne parlamentin europian mateusz morawiecki ursula von der leyen vendimi i polonise debat ne parlamentin europian mateusz morawiecki ursula von der leyen vendimi i polonise

Sondazh

Poll