Bota

Progres-raporti i KE-së për Kosovën: Ka bërë progres të kufizuar

19 Tetor 2021, 17:20 Nga DOSJA
Progres-raporti i KE-së për Kosovën: Ka bërë progres

BRUKSEL- Kosova nuk ka marrë një raport të mirë në lidhje me progresin që ka bërë nga Komisioni Europian. Në progres-raportin e publikuar ditën e sotme nga KE, Kosova ka bërë progres të kufizuar ndërsa në disa fusha nuk ka bërë progres fare. Raporti për Kosovën u prezantua nga Oliver Varhelyi. Sipas Raportit, mungesa e stabilitetit politik si dhe përplasjet politike kanë ndikuar në punën e Kuvendit për miratimin e ligjeve.

“Sa i përket kritereve politike, shumica e periudhës që përfshinë raporti, ishte karakterizuar me jostabilitet politik në Kosovë. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shkurt të vitit 2021, qeveria e re nisi mandatin me një shumicë të paprecedentë në Kuvend” thuhet në raport.

Në raport gjithashtu, u komentua edhe ngritjet e akt-akuzave nga Gjykata Speciale. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet në veri, në raport nuk u përmend asgjë.

“Gjatë pesës së madhe të periudhës që mbulon raporti, atmosfera e polarizuar politike, mungesa e një shumice efektive qeverisëse dhe mungesa e shpeshtë e kuorumit ndikuan në mënyrë të fuqishme në vendim marrjen në Kuvend”, thuhet në raport.

Sipas Raportit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova është në fazën e hershme dhe ka arritur një progres të kufizuar. Ndërkohë që përmendet se për disa vite me rradhë, korrupsioni në Kosovë, vazhdon të jetë i përhapur dhe është një shqetësim serioz. Në luftën, kundër terrorizmit, Kosova ka shënuar progres.

Gjendja e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë duket të jetë më e kënaqshme sesa në disa vende tjera të rajonit.

“Sa i përket lirisë së shprehjes, Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe përfiton nga një ambient i gjallë dhe pluralist medial. Megjithatë mbetet shqetësim për fushata kërcënuese dhe sulme fizike ndaj gazetarëve”, thuhet në raport.

Në Raportet e Progresit për Kosovën dhe në atë për Serbinë flitet edhe për dialogun mes këtyre dy vendeve që është duke u zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Nënvizohet se janë zhvilluar dy takime të nivelit të lartë, në qershor dhe korrik, si dhe tri takime në nivel të kryenegociatorëve.

“Një marrëveshje e tillë është nevojë urgjente dhe kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të avancojnë ne rrugëtimin e tyre përkatës evropiane”, thuhet në tekst.

Lajmi kryesor/ Progres-raporti për Shqipërinë, Varhelyi: Të hapen negociatat, i plotësuan kushtet

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni olivér várhelyi parlamenti europian progres-raporti i ke-së për kosoven olivér várhelyi parlamenti europian progres-raporti i ke-së për kosoven

Sondazh

Poll