Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Arben Vitia nuk kryeson as në fshatin e tij të lindjes

19 Tetor 2021, 16:52 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Arben Vitia nuk kryeson as në fshatin e tij

KOSOVË– Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje edhe në fshatin Marec të Prishtinës, nuk ka mundur që të marrë kryesimin e renditjes me vota. Edhe pse është fshati i lindjes së Arben Vitisë, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Aleanca Kosova e Re ka arritur të grumbullojë më shumë vota krahasuar me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, banorët e fshatit Marec të Prishtinës kanë votuar në masë Gëzim Mehmetin e AKR-së, i cili në fshatin e lindjes së liderit të tij të partisë, Behgjet Pacolli, arriti të marrë 34 vota.

Vitia i Vetëvendosjes ndërkohë ishte i zgjedhuri i 33 banorëve të fshatit, me një votë më pak se kundërkandidati i tij kryesor nga AKR-ja, i cili la pas edhe Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 28 vota.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni arben vitia lëvizja vetëvendosje zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 arben vitia lëvizja vetëvendosje zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll