Bota

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, shënohet 1 viktimë dhe 17 raste të reja

19 Tetor 2021, 13:11 Nga DOSJA
Bilanci i Covid-19 në Kosovë, shënohet 1 viktimë dhe 17

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar 1 viktimë dhe 17 raste të reja me Covid019.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar dhe 86 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Në total numri i rasteve aktive është 562.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll