Aktualitet

Komiteti rekomandon vaksinën për fëmijët, dozë e 3-të për mbi 60-vjeçarët

19 Tetor 2021, 14:06 Nga DOSJA
Komiteti rekomandon vaksinën për fëmijët, dozë e

TIRANË– Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike. Anëtarja e komitetit Gjeorgjina Kuli deklaroi për ‘TvKlan’ se së shpejti do të aplikohet doza e tretë për këto kategori.

“Kemi vendosur që të rekomandojmë dozën e tretë për grupmoshat mbi 60 vjeç dhe për personat me sëmundje të caktuara kronike. Ne kemi rekomanduar që të dalë protokolli i gatshëm për të gjithë detajet për kontingjentet që do të bëjnë dozën e tretë, lloji i vaksinës, afatet kohore dhe kombinimet e ndryshme. Kemi bërë skenarë dhe kombinacione të lejueshme. Kështu, të moshuarit që kanë marrë dy dozat Coronacav mund ta marrin dozën e tretë Pfizer ose Coronavac sërish. Ndërsa për fëmijët është lëne vaksina Pfizer, pasi deri tani studimet për këto grupmosha i kemi me këtë vaksinë”, tha Gjeorgjina Kuli.

Komiteti i ka hapur dritën jeshile edhe vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç, por vetëm në rastet e rekomanduara nga mjeku. “Është hedhur ideja e vaksinimit të fëmijëve 12 plus, por që kanë problematika kur rekomandohet nga mjeku kurues. Kemi rekomanduar të dalë protokolli për të gjithë kontigjentet kur rekomanodohet, lloji i vaksinës”.- shtoi Kuli.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet doza e trete e vaksines gjeorgjina kuli nis vaksinimi masiv ne shqiperi doza e trete e vaksines gjeorgjina kuli nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll