Aktualitet

HARTA/ Sonte devijohet trafiku në Unazën e Re, shkak bëhen punimet

19 Tetor 2021, 12:39 Nga DOSJA
HARTA/ Sonte devijohet trafiku në Unazën e Re, shkak bëhen

TIRANË– Mbrëmjen e sotme, do të ketë devijim të trafikut në Unazën e Re. Ky devijim do të vijë për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Re. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin tek Unaza e Re për shkak të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

ARRSH-ja njofton se aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për distancon zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

“Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve”, thuhet në njoftim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet punimet tek unaza e re punimet tek unaza e re

Sondazh

Poll