Aktualitet

Një anije e marinës amerikane ndalon në Durrës, e kompletuar me pistë helikopteri

19 Tetor 2021, 12:42 Nga DOSJA
Një anije e marinës amerikane ndalon në Durrës, e kompletuar

DURRËS– Një anije e marinës amerikane ka ndaluar dje në Durrës për furnizim me karburant.

Ajo i përket Marinës Amerikane dhe shërben për transport pajisjesh dhe është e pajisur me një pistë për uljen e helikopterëve.

Lajmi është publikuar dhe nga ambasada amerikane në Tiranë me an

të një postimi në Twitter.

Postimi i plotë:

Komandanti i Forcës Detare shqiptare Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia, vizitoi dje anijen USNS Trenton të Marinës Amerikane, gjatë ndalesës së saj për furnizim në Durrës. Komandanti shqiptar u prit nga Kapiteni i Shteteve të Bashkuara, Douglas Casavant dhe Komandanti TJ Seifert, të cilët e shoqëruan për një vizitë brenda anijes. Kapiteni Casavant tha se “ishte një kënaqësi të mirëpritnin Komandantin e Forcës Detare shqiptare për të thelluar angazhimin dhe bashkëpunimin midis dy vendeve. Ne mirëpresim ndërveprime të tjera të përbashkëta në të ardhmen pas suksesit të stërvitjes Defender – Europe 21”. Kjo anije përdoret nga Marina Amerikane për transport pajisjesh dhe është e pajisur edhe me një pistë për uljen e helikopterëve. Ekuipazhi zhvilloi një vizitë të këndshme në Durrës dhe patën mundësinë të mësonin mbi historinë e Shqipërisë. “Mikpritja e Forcave Detare Shqiptare ka lënë përshtypje të thellë tek marinarët tanë dhe ne shpresojmë ta përdorim këtë vizitë si një mundësi për të vazhduar forcimin e marrëdhënies sonë me Forcat e Armatosura Shqiptare”, tha Komandanti Seifert.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne tirane douglas casavant ilir xhebexhia tj seifert ambasada amerikane ne tirane douglas casavant ilir xhebexhia tj seifert

Sondazh

Poll