Aktualitet

Nuk ndiqen rregullat, të gjithë studentët futen në auditore në Korçë

19 Tetor 2021, 13:31 Nga DOSJA
Nuk ndiqen rregullat, të gjithë studentët futen në auditore

KORÇË– Në ditën e dytë të vitit akademik Studentët në Korçë kanë vijuar normalisht mësimin, këtu përfshirë dhe studentët që nuk janë vaksinuar. Një ditë pasi përfaqësues të Universitetit deklaruan se nuk do të pengojnë studentët për të ndjekur mësimin në auditorë, këta të fundit i janë drejtuar fakulteteve pas gati 2 vitesh mësim online.

Përqindja e studentëve të vaksinuar në Korçë është në nivelet minimale dhe shumë nga studentët janë ende të vendosur për të mos bërë vaksinën.

‘Top Channel’ raporton se nga 3500 studentë që ndjekin programet e studimit në Universitetin e Korçës paraprakisht mësohet se janë vaksinuar rreth 400 prej tyre ndërsa 2 qendra qëndrojnë të hapura në 2 ambiente brenda universitetit për të bërë vaksinimin e të interesuarve.

LAJMI KRYESOR: Dita e dytë në auditore! Ç’pritet të ndodhë sot me studentët e pavaksinuar

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi viti i ri akademik 2021-2022 vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi viti i ri akademik 2021-2022

Sondazh

Poll