Aktualitet

Premiera e James Bond, Rama: S’i ndjek evenimentet mondane, jam katunar Surreli

18 Tetor 2021, 21:12 Nga DOSJA
Premiera e James Bond, Rama: S’i ndjek evenimentet mondane, jam katunar

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kë treguar ‘arsyen’ se përse nuk ishte në premierën e zhvilluar për filmin më të ri të ‘James Bond’, “S’ka kohë për të vdekur”, festë që bëri bashkë ‘elitën’ e Tiranës, drejtorë, prokurorë e politikanë. I ftuar në emisionin “Now”, Rama tha me humor se nuk e konsideron veten ‘elitë’ por një katunar Surreli, duke shtuar këtu dhe gjatësinë e tij, 198 cm. 

Pjesë nga intervista:

Erla Mëhilli: Para një jave u organizua premiera e filmit të James Bond në Tiranë, nuk ishit i pranishëm apo nuk ju ftuan?

Edi Rama: Pse duhet të isha i pranishëm?

Erla Mëhilli: Ishte gjithë elita e Tiranës, ishte kryetari i SPAK-ut.

Edi Rama: Unë jam një katunar nga Surreli. Jam një copë katunari 198 cm.

Erla Mëhilli: Kështu ju konsiderojnë ata që nuk ju ftuan, prandaj nuk ju ftuan?

Edi Rama: Jo, jo unë nuk jam elitë ta kam fjalën. Unë jam një katunar Surreli dhe nuk i ndjek këto evenimente mondane në Tiranë.

Erla Mëhilli: Ishin shkulur të gjithë që të shkonin tek premiera, kryeprokurori, kreu i SPAK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Edi Rama: Nuk e di, nuk i ndjek këto. Ku është pyetja, apo thjesht kuriozitet…? Aha…

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama erla mehilli premiera e filmit te james bond edi rama erla mehilli premiera e filmit te james bond

Sondazh

Poll