Aktualitet

Studentët paralajmërojnë padi: Të marrësh vaksinë me detyrim është krim

18 Tetor 2021, 21:22 Nga DOSJA
Studentët paralajmërojnë padi: Të marrësh vaksinë

TIRANË– Studentët kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi kolektive për urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që i detyrohen të vaksinohen ndaj Covid-19.

I pranishëm në “Opinion”, një prej studentëve të mjekësosë që refuzonte të vaksinohej, tha se të marrësh një medikament me dhunë është krim ndaj njerëzimit.

Studenti shtoi se janë konsultuar me një avikat dhe që do të depozitojnë padinë e tyre në Gjykatën Administrative.

“E para është padia kolektive, jemi konsultuar me një avokat. Padia kolektive do të çojë në Gjykatë Administrative urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që është një urdhër që të heq të drejtën për tu arsimuar. Në urdhër nuk përmendet PCR-ja dhe pse me gojë e thonë. E dyta, do ta çojmë në Komisionerin për Diskriminimin, pse ai që s’është vaksinuar duhet ta bëjë PCR-në, ai që është vaksinua, jo, të dy kanë mundësi të infektohen. E treta, ka shkelje penale përsa i përket shtrëngimin të studentët, pëlqimi ose jo për të marrë një medikament, shtrëngimi për të marrë këtë vaksinë është shkelje, krim kundër njerëzimit,”- tha atudenti.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll