Aktualitet

Vdekja e 4 rusëve, Anila Hoxha: U gjet veç një shishe birrë, asgjë kompromentuese

18 Tetor 2021, 20:04 Nga DOSJA
Vdekja e 4 rusëve, Anila Hoxha: U gjet veç një shishe

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se në dhomën e katër anëtarëve të familjes ruse që u gjetën të pajetë në resortin në Qerret është gjetur vetëm një shishe birrë. e ftuar në “Open”, Hoxha tha se me të vërtetë rusët kanë kërkuar privatësi, por jo për të konsumuar lëndë të paligjshme. Gazetarja shtoi se pista se kanë konsumuar lëndë narkotike dhe alkool, që mund tu kete shkaktuar vdekjen, ka rënë poshtë pasi atyre u është gjetur vetëm një shishe birre. 

Pjesë nga biseda:

Anila Hoxha: Sipas versionit që policia e Kavajës dhe një grup hetimor nga Tirana, tregohet itinerary i 4 turistëve rus që raportohet se mbërritën në Shqipëri në datën 10 të së dielës në një hotel me 5 yje në Qerret, një zonë e frekuentuar shumë vitet e fundit. Të 4 turistët kanë udhëtuar si turistë, në hotelin që qëndronin ishin vetëm familjarët, ndërsa të tjerët ishin në zona të tjera hoteliere.

Ata kishin telefonuar për të frekuentuar zonën xhakuzi rreth orës 20:00. Është pyetur i gjithë stafi, ndonëse kishin vendosur orar fiks, kanë mbërritur rreth orës 20:30, megjithë ndërhyrjen e recepsionistes, e cila është dëshmitarja kyçe e dy bashkëshortëve, vajzës dhe partnerit të vajzës. Ata kanë kërkuar privatësi dhe është gjetur vetëm një shishe me birrë dhe asgjë tjetër komprometuese për këtë ngjarje të pazakontë,”-

Eni Vasili: Ku janë gjetur konkretisht?

Anila Hoxha: Në njoftim paraprak njoftohet se viktimat po frekuentonin një sauna dhe përse mediat e raportuan këtë fillimisht. Në fakt po frekuentonin një pishinë të mbyllur. Janë gjetur jashtë ambientit të pishinës, por brenda ambientit të izoluar.

Eni Vasili: Po për overdozën?

Anila Hoxha: Ne nuk e kemi raportuar për asnjë moment. Kemi thënë që nuk po frekuentonin sauna por xhakuzi. Ne shkuam në Qerret, kontaktova me disa pushues që nuk dinin asgjë. Kemi kontaktuar dhe me persona përgjegjës por nuk pranonin të filmoheshin dhe nuk dhanë asnjë deklaratë mbi këtë ngjarje.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret anila hoxha 4 ruset e vdekur ne qerret anila hoxha

Sondazh

Poll