Aktualitet

Zgjedhjet lokale në Maqedoni! 32 komuna me kryetar të ri, kryeson VMRO-DPMNE-ja

18 Tetor 2021, 06:26 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Maqedoni! 32 komuna me kryetar të ri, kryeson

MAQEDONIA E VERIUT- Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut për 80 komunat e vendit dhe këshilltarët e tyre. Zgjedhjet janë zhvilluar ditën e djeshme ku në disa komuna kanë përfunduar pas orës zyrtare 19:00 ku pjesëmarrja ka qenë rreth 49% ose rreth 846 mijë votues.

Sipas KSHZ-së, janë zgjedhur tashmë krerët e 32 komunave ndërsa 42 prej tyre janë në balotazh duke bërë kështu që të zhvillohet raundi i dytë më 31 Tetor ku do të përballen sërish kandidatët për kryetar komune.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.

Deri më tani, VMRO-DPMNE-ja  ka fituar 19 kryetar komunash, LSDM 9 kryetarë komunash, BDI tre ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) një.

Kandidatët vijnë nga partitë politike, koalicionet, si dhe kandidatët e pavarur. Në rrethin e parë, për kryetar komune zgjidhet ai kandidat që ka marrë shumicën e votave nga personat që kanë votuar, nëse në zgjedhje dalin një e treta nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse, në të kundërtën përsëritet i gjithë procesi zgjedhor për komunën përkatëse.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Zoran Zaev nuk pranon humbjen: Kemi përpara balotazhin!

‘Kështu përfundojnë tradhëtarët’, Menduh Thaçi i zhgënjyer nga rezultatet e PDSH-së

Lëvizja Besa shpall fitoren në Tetovë, Kasami: Do jem kryetar i gjithë tetovarëve

Gara për Shkupin, Dashtevski: Kryeson Arsovska me 38% dhe ndiqet nga Shilegov me 34%

Vijon numërimi në Maqedoni, 28 komuna zgjedhin kryetarin në raundin e parë

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni teuta arifi zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut zoran zaev teuta arifi zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll