Aktualitet

“Na quani idiotë, më nxisni urrejtje”, studenti përplaset me mjekun Koja

18 Tetor 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Na quani idiotë, më nxisni urrejtje”, studenti

TIRANË– Një student i degës së gjuhë-letërsisë ka debatuar me mjekun Gjergji Koja. I ftuar në studion e “Opinion”, studenti iu drejtua Kojës dhe i tha se ata nuk po i kosnideronin studentët dhe se nuk e pranojnë mendimin e tyre ndryshe. Madje studenti shtoi se mjekët mund t’i konsiderojnë dhe idiotë dhe nuk i marrin parasysh fjalët që thonë ata.

Pjesë nga biseda:

Gjergj Koja: Shiko, dëgjo njehërë se deri tani është e vetmja gjë gjë që …e vetmja gjë që nuk po dëgjoj është një argument se përse po e refuzoni vaksinën

Studenti: Zotëri unë po ju flas me fakte

Gjergj Koja: Nuk po dëgjoj, me qetësi…asnjë argument

Studenti: Ju kam dëgjuar ju deri tani, ju nuk pranoni mendimin ndryshe, edhe pse nuk ju njoh ju më nxisni urrejtje ndaj jush, pa asnjë arsye

Gjergj Koja: Çfarë urrejtje more

Studenti: Nuk po më lini të flas, ç’është kjo mungesë respekti, është kjo qasje që…ju jeni idiotë dhe nuk ju lëmë të flisni…

Gjergj Koja: Mos të kalojmë në fyerje, me qetësi njëherë…

Blendi Fevziu: Mos flisni të dy njëkohësisht.

(f.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjergji koja vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi gjergji koja vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll