Aktualitet

Studenti i Mjekësisë: Vaksina nuk bllokon transmetimin e virusit

18 Tetor 2021, 21:23 Nga DOSJA
Studenti i Mjekësisë: Vaksina nuk bllokon transmetimin e virusit

TIRANË- Studenti i Mjekësisë, Arjon Kuçuku nuk ka dashur që ta bëjë vaksinën në nisje të universitetit. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai ka renditur arsyet pse ka refuzuar që të vaksinohet, duke shtuar se vaksina nuk e bllokon transmetimin e virusit.

“Dua t’ju rikujtoj që sipas studime të Izraelit, sipas studimeve të Britanisë dhe sipas vetë doktor Faucit kjo vaksinë nuk është një vaksinë bllokuese. Pra nuk e bllokon transmetimin të paktën nga këto studime. Është një vaksinë që patjetër siguron mbrojtjen individuale, por nuk ndryshon sa i përket vulnerabiitetit të pacientit për t’u infektuar dhe për ta shpërndarë. Për këto arsye e refuzoj sepse unë e kam kaluar Covid. E kam kaluar në Gusht të vitit të kaluar. Sa i përket Covid 1, gripit spanjoll është quajtur ndryshe, pas 17 vitesh është gjetur në pacientë që kanë pasur imunitetin natyral”, tha ai.

Nga ana tjetër, zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se qeveria iu ka siguruar vaksina studentëve dhe se aktualisht kërkesa për ta kryer atë është më e ulët se sasia.

“Angazhimi i qeverisë shqiptare ju siguron vaksina. Kërkesa është më e ulët se sa sasia. Është si puna e shtëpisë. Nëse kemi një buxhet dhe e kemi dedikuar për studime, nuk do ta prishim atë buxhet për gjëra të tjera. Nuk mund të rekomandoj bërjen e PCR kur vaksina është falas, e disponueshme kur të duash”, tha Tomini.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjon kuçuku eugena tomini vaksinimi i studenteve arjon kuçuku eugena tomini vaksinimi i studenteve

Sondazh

Poll