Bota

Borrell për Kurtin dhe Vuçiç: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme

18 Tetor 2021, 20:45 Nga DOSJA
Borrell për Kurtin dhe Vuçiç: Dialogu i lehtësuar nga

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të kthehen në situatën kur mund të vazhdojë dialogu në Bruksel. Gazeta Ekspress shkruan se Borell në një konferencë për media foli për situatën e fundit që u shkaktua në pikat kufitare Kosovë–Serbi.

“Kemi pasur situatë të vështirë në kufirin Kosovë – Serbi. Kam folur si me Vuçiqin ashtu edhe me Kurtin. Rastet e fundit dhe marrëveshja (për targat) tregojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme. Unë i ftoj të dy që të kthehen në situatën ku mund të vazhdojnë dialogun,” tha Borrell.

Ai së fundit u kritikua gjerësisht për deklaratën pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri për luftim të kontrabandës, ku serbët po ashtu protestuan dhe bënë rezistencë. Ai tha se aksionet e tilla duhet të koordinohen, por kjo u mor si mbajtje anë nga Serbia. Qeveria e Kosovës iu përgjigj se për luftim të kontrabandës dhe zbatim të ligjit nuk pyet askënd.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic josep borrell albin kurti aleksander vucic josep borrell

Sondazh

Poll