“Fajin e pati dhe horoskopi”, kandidati i LDK rendit arsyet pse humbi në zgjedhje
KOSOVË – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni nuk ka marrë një rezultat të kënaqshëm nga zgjedhjet e për k...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Sipas raportimeve nga Gazeta Express, presidentja Osmani në takim ka thënë se sipas informatave të institucioneve, strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën elektorale në komunat e banuara me serbë. Më tej në komunikatën e Zyrës së Presidencës u tha:
“Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Më tej, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve”
Komunikata e plotë:
“Presidentja, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Delegacioni i kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandle dhe eurodeputetja Viola von Cramon, përbehej edhe nga Róża Thun Und Hohenstein (EPP), Ms Michèle Rivasi (Greens/EFA), Thijs Reuten (S&D), si dhe një numër ekspertësh të BE-së. Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve. Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve. Sa i përket zgjedhjeve lokale, delegacioni e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në takim, Presidentja Osmani diskutoi edhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, procesin e liberalizimit të vizave, nevojën për fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë, si dhe tema të tjera.”
(s.b.Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni nuk ka marrë një rezultat të kënaqshëm nga zgjedhjet e për k...
VATIKAN – Papa Françesku, një tifoz i madh i futbollit, mori një dhuratë të pazakontë të hënën nga Kryeministri i Francës, Jean Castex, një fanell...
TIRANË – Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar ditën e sotme në Tiranë me Olta Xhaçkën, Ministren e Jashtme të Shqipëri...
SHBA – Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, doktor Anthony Fauci, tha se amerikanët e pavaksinuar mund të përbëjnë një kërcënim të madh në luftën kun...
KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 33 komuna.Votat janë numëruar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Drag...
SHBA – Colin Powell, sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një ndër figurat kryesore të politikës amerikane është ndarë nga j...
MAQEDONIA E VERIUT– Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka konsideruar si një fitore të rëndësishme rezultatin e zgjedhjeve të djeshme ...
KOSOVË-Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet në këtë parti.Me anë të një sta...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për herë të parë rreth rezultatit të zgjedhjeve lokale të mbajtura ditën e djeshme.Në një konferencë për s...
GJERMANI – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore, 80 vjet pas fillimit të deportimeve të hebrenjve berlinezë më 18 tetor ...