Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë! LVV nuk fiton asnjë komunë, Kurti: Presim balotazhin

18 Tetor 2021, 05:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë! LVV nuk fiton asnjë komunë,

KOSOVË– Proçesi i numërimit në Kosovë ka përfunduar! Rezultatet zyrtare paraprake japin një konfigurim të qartë se kush do t’i udhëheqë disa nga komunat në Republikën e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të marrë asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse numëron mbi 205 mijë vota në total dhe udhëheq në disa prej tyre, ajo shkon në balotazh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për herë të parë rreth rezultatit të zgjedhjeve lokale të mbajtura ditën e djeshme., ku në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se LVV-ja është subjekti më i madh dhe më i votuar si në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale pavarësisht se nuk arriti të siguronte asnjë komunë në raundin e parë.

”Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk mund ti krahasojmë me zgjedhjet e sotme sepse në krye kanë qenë njerëz që sot kryesojnë 3 institucione. Në atë listë ku unë, kryeparlamentari dhe presidentja Vjosa Osmani është e pashembullt. Nuk ka më kështu liste.”-tha Kurti.

KQZ-ja tashmë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në 33 komunave. Numërimi i votave ka përfunduar në Deçan, ku sipas rezultatit Bashkim Ramosaj i AAK-së pritet të jetë sërish kryetar i kësaj komune me 65,17% të votave të fituara. Edhe në Drenas ka përfunduar numërimi i votave, mirëpo kjo komunë pritet të shkoj në balotazh, ku sërish në garë për të parin e kësaj komune do të jenë Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi.

Votat janë numëruar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Mamushë, Junik, Han i Elezit,Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna – ( Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot).

Partia Demokratike e Kosovës katër komuna – (Mitrovicë, Ferizaj, Hani i Elezit, Skenderaj).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna – ( Deçan dhe Suharekë).

Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna – ( Lipjan dhe Pejë).

Tashmë janë përcaktuar 17 kryetarë të rinj të komunave në Kosovë dhe 21 të tjera do të duhet të garojnë në raundin e dytë për të mësuar kryetarin e tyre.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës.

-Gjakova (AAK-LVV)

-Gjilani (LVV-LDK)

-Dragashi (PDK-LDK)

-Klina (AAK-PDK)

-Kamenica (PSD-LVV)

-Podujeva (LVV-LDK)

-Prishtina (LVV-LDK)

-Prizreni (LVV-PDK)

-Vitija (LDK-LVV)

-Vushtrria (PDK-LDK)

-Malisheva (Nisma-PDK)

-Juniku (AAK-LDK)

-Mamusha (KDTP-KATP)

-Gllogovc (PDK-DD)

-Kllokot (Lista Serbe-GI SNS)

-Istog (LDK-AAK)

-Shtime (PDK-LVV)

-Rahovec (AAK-LVV)

-Fushë Kosova (LDK-LVV)

-Obiliqi (IQO-LVV)

-Kaçanik (PDK-LVV)

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se nga 1 milion e 885 mijë e 448 persona, në këto zgjedhje kanë votuar 799 mijë 960 qytetarë, rreth 42.50 për qind. Komunat me pjesëmarrjen më të lartë kanë qenë ato serbe ku këto të fundit i kanë kaluar 55 për qind të qytetarëve që kanë votuar. Ndërsa më pak nga të gjitha kanë votuar qytetarët e Dragashit. Në këtë komunë deri në orën 16:00 ditën e djeshme kanë votuar 20,36 për qind. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 mijë prej tyre ishin votues për herë të parë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Zgjedhjet në Skënderaj, akuzat e Jasharit: Ka manipulime dhe vjedhje votash

Kandidatët për kryetar që rifituan sërish mandatin për të udhëhequr 5 komuna

Rezultati në Prishtinë pas numërimit të 99% të votave

Ish-këshilltari i Kurtit: VV-ja e mori një shuplakë të mirë dhe të nxehtë

Falsifikuan rezultatin e votave, në pranga 3 persona në Fushë-Kosovë

Rezultati në Prishtinë, Haradinaj uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh

‘Treguat se çfarë do të thotë uniteti’, Brnabiç uron Listën Serbe për fitoren

Pas Brnabiç reagon dhe Petkoviç: Një fitore bindëse tregon rëndësinë e unitetit serb

21 komuna në Kosovë shkojnë në balotazh, raundi i dytë zhvillohet pas katër javësh

Dorëzohen 21 ankesa në PZAP, LVV dhe PDK kanë numrin më të lartë të tyre

Zgjedhjet në Kosovë, Isa Mustafa: Dështim i referendumit të Kurtit dhe Osmanit

VetëVendosja mori më shumë vota në total, sërish nuk fitoi asnjë komunë

Humbi Mitrovicën, Bahtiri telefonon kundërsharin: I uroj fitoren Hamzës

Nuk fitoi asnjë komunë, Kurti: Synojmë të marrim komunat në balotazh

Përfundon numërimi i të gjitha votave në 33 komuna, publikohen rezultatet

“Fajin e pati dhe horoskopi”, kandidati i LDK rendit arsyet pse humbi në zgjedhje

Osmani: Strukturat ilegale Serbe kanë cënuar zgjedhjet në komunat e banuara me serbë

Nuk mori asnjë komunë, Kurti: Vazhdojmë me raundin e dytë

Gara për kryeqytetin, Albin Kurti: I bindur që Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës

(a.b/d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosove zgjedhje ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 kosove zgjedhje ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll