Bota

Mediat ruse sulmojnë gazetaren amerikane, e akuzojnë se tentoi të joshte Putinin

18 Tetor 2021, 20:22 Nga DOSJA
Mediat ruse sulmojnë gazetaren amerikane, e akuzojnë se tentoi të

RUSI– Media ruse pretendon se gazetarja me eksperiencë e CNBC, Hadley Gamble, e cila intervistoi Presidentin Putin javën e shkuar, ishte pjesë e një “operacioni special” amerikan për të joshur dhe torturuar liderin rus. Putin i nxiti vetë këto mendime në një farë mënyre, pasi u shpreh se gazetarja ishte tepër e bukur për të kuptuar argumentat e tij. Këto komente të tij nuk kaluan pa u kritikuar dhe u cilësuan si seksiste.

Vladimir Solvyov, në programin e tij televiziv në kanalin Rossiya 1, ka treguar se si gazetarja amerikane përpiqet të shpërqëndrojë presidentin Putin më sjelljen e saj. Ai publikoi pamje të fokusuara në këmbët e gazetares, buzëqeshjen e saj dhe shtoi se ajo përdori gjuhën e trupit për ta përovokuar atë.

Sipas në libri të publikuar së fundmi të shkruar nga ish-sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, shkruhet se këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Fiona Hill, besonte se Putin kishte zgjedhur një përthyese tërheqëse kohë më parë, vetëm me qëllimin e shpërqëndrimit të ish-presidentit Trump. Për këtë, rusët mendojnë se Amerika u përpoq të hakmerrej përmes Hadley Gamble.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hadley gamble mediat ruse presidenti putin hadley gamble mediat ruse presidenti putin

Sondazh

Poll