Bota

Yuri Kim shpreh ngushëllimet për Powell: Ishte mishërimi i një amerikani të madh

18 Tetor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Yuri Kim shpreh ngushëllimet për Powell: Ishte mishërimi i

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell. Kim e ka cilësuar atë si mishërimin e një amerikani të madh, i cili ia kushtoi jetën e tij shërbimit për vendin. Ajo shprehet se Powell gjithnjë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël njerëzve përreth tij dhe për t’iu kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik.

“Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida, dhe kishte shumë, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje. Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai bëri gjithçka. Dhe aq i zënë sa ishte, ai gjithnjë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël njerëzve përreth tij, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preft ne paqe!” shkruan Kim.

 

1/2 Colin Powell was the epitome of a great American, a man who dedicated his life to serving our country & encouraging others to do likewise. Whatever the challenge – & there were many – he sought to provide the President w/his best counsel & lead the nation toward a solution. pic.twitter.com/ogpeKlukUF

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 18, 2021

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga COVID-19. Ai vuante nga kanceri i qelizave plazmatike dhe sëmundja e parkinsonit.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota politike colin powell ndahet nga jeta colin powell yuri kim colin powell ndahet nga jeta colin powell yuri kim

Sondazh

Poll