Bota

“Fajin e pati dhe horoskopi”, kandidati i LDK rendit arsyet pse humbi në zgjedhje

18 Tetor 2021, 14:53 Nga DOSJA
“Fajin e pati dhe horoskopi”, kandidati i LDK rendit arsyet pse

KOSOVË – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni nuk ka marrë një rezultat të kënaqshëm nga zgjedhjet e për këtë fajin ia ka vënë dhe horoskopit.

Ai ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave dhe doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).

Quni tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë për shkak edhe të problemeve të tij shëndetësore, por edhe yjet nuk i ka pasur në favor, por gjithsesi tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim. Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota. Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën“, tha Quni.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora anton quni kosove zgjedhje ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 anton quni kosove zgjedhje ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll