Bota

Gërvalla takon Xhaçkën, kërkon përfshirjen e Shqipërisë në “koalicionin” anti-serbi

18 Tetor 2021, 13:42 Nga DOSJA
Gërvalla takon Xhaçkën, kërkon përfshirjen e

TIRANË – Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar ditën e sotme në Tiranë me Olta Xhaçkën, Ministren e Jashtme të Shqipërisë.

Gërvalla ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim dhe ka kërkuar koordinimin e të gjitha vendeve të rajonit  për të reaguar ndaj politikave agresive serbe.

“Si në çdo familje të madhe, duhet të diskutojmë dhe për temat që janë shqetësuese. Gjatë muajve të fundit, ashtu siç e kanë parë të gjithë, gjuha e fqinjit tonë verior, Serbisë është ashpërsuar së tepërmi. Duhet të jemi të kujdesshëm që paqen ta forcojmë. Duhet një koordinim më i mirë i vendeve të rajonit ndaj Serbisë. Jemi në bisedime për nënshkrimin e marrëveshjeve rajonale dhe besojmë se Shqipëria dhe Kosova me qasjen e hapur për Procesin e Berlinit do të mund të shtyjnë përpara këto marrëveshje”, tha Gëvalla.

Kurse Xhaçka, nga ana tjetër, deklaroi se Kosova do të jetë gjithnjë në prioritetet e Shqipërisë, dhe shtoi se përparësi momentale është angazhimi i Kosovës në nismat rajonale. Xhaçka tha se Shqipëria do të jetë krah Kosovës gjithmonë.

U angazhuam për zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy ministrive të Jashtme, mbi bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme nëpërmjet harmonizimit të aksioneve, diplomacisë mbi arritjen e objektivave strategjikë kombëtarë, ku përparësi mbetet anëtarësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe në organizatat ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës”, tha ministrja Xhaçka.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka përmbyllur disa takime zyrtare në Shqipëri, ku është takuar disa orë më parë ditën e sotme edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora politike donika gërvalla gervalla takon xhaçken kosova ministrja e jashtme olta xhaçka donika gërvalla gervalla takon xhaçken kosova ministrja e jashtme olta xhaçka

Sondazh

Poll