Aktualitet

Artan Hoxha për Gledis Nanon: Ç’porosi i ka dhënë Rama dhe sa larg do i qëndrojë ai?

18 Tetor 2021, 18:50 Nga DOSJA
Artan Hoxha për Gledis Nanon: Ç’porosi i ka dhënë

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar ndryshimet e bëra nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. I ftuar në ABCNews, Hoxha tha se lëvizjet dhe ndryshimet e drejtorave në qarqe, tregon që Nano do t’i kushtojë më shumë vëmendje punonjësve të policisë, kryesisht të drejtave të tyre.

Sipas Hoxhës, Nano është një person i pa ‘kapur’ nga politika dhe i pa përfshirë në grupe kriminale. Por, gazetari shton se ka ende dyshime për ‘porositë’ që mund t’i ketë dhënë kryeministri Edi Rama.

“Kemi për herë të parë një drejtor të pa kapur, babai i tij ka qenë drejtor nuk ka qenë ai vetë, ai ka qenë oficer për hetimin e krimit dhe më pas drejtor në një institucion që ka lidhje me anti-terrorin dhe ekstremizmin që s’ka lidhje me krimin e organizuar. Unë kam pas kontakt me të kur ka qenë në Lindjen e Mesme dhe duke e ditur raportin që ka pas ai më bën të mendoj se është i pa kapur, por sa aftësi do të ketë ai për të mbajtur larg politikën. Dyshimi i vetëm që unë kam unë është se çfarë porosie i ka dhënë kryeministri dhe sa larg do i qëndrojë ai,”- u shpreh Hoxha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano prezantoi ditën e sotme ndryshimet e reja që u bënë në strukturat vendore dhe qëndrore të policisë së shtetit. Berati është i vetmi qark i cili nuk ka pësuar ndryshime pasi do ketë sërish të njëjtin drejtues të policisë. Rokadë ka pasur në Korçë dhe në Elbasan, ndërsa Drejtori i policisë së Tiranës, Jaupaj është transferuar në departamentin për sigurinë publike.

(s.b;F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha gledis nano gledis nano drejtori i policise artan hoxha gledis nano gledis nano drejtori i policise

Sondazh

Poll